Ballina Përkthim video turqisht shqip

turqisht ⇄ shqip gjuha e gjashtë e titrave në Titro

Përkthim video turqisht shqip, në të dy drejtimet.

Përkthim video turqisht shqip është i ri në Titro: turqishtja u shtua si gjuha e gjashtë e titrave. Ngarkon një video të folur turqisht dhe merr titrat shqip, ose flet shqip dhe i nxjerr titrat turqisht. Titro përkthen të folurën e videove dhe të regjistrimeve të tua, jo tekste të shkruara.

Përkthim video turqisht shqip në Titro: videoja duke u përpunuar para se të dalin titrat
pse

Kujt i hyn në punë.

01 Për tregtinë me Turqinë

Kush sjell mallra nga Stambolli e di: furnitori dërgon video të produktit dhe mesazhe zanore turqisht. Me titra shqip i kupton pa pritur dikë që e di gjuhën. Videon tënde të dyqanit ia kthen me titra turqisht.

02 Për klinikat, turizmin dhe shkollat

Shumë shqiptarë shkojnë në Turqi për shërbime shëndetësore, pushime ose studime, dhe shumë turq vijnë këtu. Një video shpjeguese për pacientët, mysafirët ose studentët bëhet një herë dhe lexohet në të dy gjuhët.

03 Për krijuesit me publik në të dy vendet

Serialet turke me titra shqip janë ndër gjërat më të kërkuara në internet te ne, dhe kjo tregon sa afër janë të dy publikët. Për videot që i bën vetë, një version me titra turqisht të hap një publik shumë më të madh.

hapat

Si bëhet përkthim video turqisht shqip.

01

Ngarko videon tënde ose zërin

Nga telefoni ose nga Titro Studio në web. Punon edhe me skedar zëri, për shembull një mesazh zanor nga furnitori.

02

Zgjidh turqisht dhe shqip

Gjuha e folur turqisht, gjuha e titrave shqip, ose anasjelltas.

03

Lexo dhe rregullo

Shiko emrat e firmave, të qyteteve dhe çmimet. Prek një fjalë dhe ndryshoje.

04

Eksporto

Shkarko videon me titrat e përkthyera brenda, ose skedarin .srt nga Titro Studio në web për ta ngarkuar veçmas, për shembull në YouTube.

më gjatë

Turqisht dhe shqip, në praktikë.

Vetëm për videot që janë të tuat

Titro është për videot që i ke bërë vetë ose që ke të drejtë t’i përdorësh: videot e biznesit, të kanalit tënd, mesazhet që të dërgohen. Nuk është mjet për të titruar seriale ose filma të të tjerëve.

Shkronjat turke dhe shqipe dalin siç duhet

Titrat turqisht shkruhen me ş, ğ, ı dhe İ, titrat shqip me ë dhe ç. Kjo vlen edhe kur zgjedh titra me shkronja të mëdha, ku shumë mjete e ngatërrojnë i-në turke.

Çfarë nuk bën

Titro nuk e dublon videon dhe nuk ka zë AI në turqisht. Zëri AI lexon tekste shqip, anglisht, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht, siç shpjegohet te zë AI shqip. Për turqishten merr titrat dhe tekstin.

Minutat dhe çmimi

Minutat e përkthyera numërohen dyfish. Plani Creator ka 300 minuta në muaj për €4.99, me video deri në 60 minuta. Videoja e parë është falas deri në tri minuta, pa kartë, me një shenjë të vogël Titro.

Gjuhët e tjera

Titro përkthen titrat mes gjashtë gjuhëve: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe turqisht. Shiko edhe anglisht dhe shqip, gjermanisht dhe shqip dhe italisht dhe shqip. Si punon përkthimi e gjen te përkthim titrash, titrat shqip te titra automatike shqip dhe vetëm tekstin te transkriptim video.

pyetje

Çfarë duhet të dish.

A përkthen Titro tekste turqisht në shqip?

Jo. Titro përkthen të folurën e një videoje ose të një regjistrimi zëri. Për tekste të shkruara përdor një përkthyes teksti.

A punon edhe nga shqipja në turqisht?

Po, në të dy drejtimet.

A mund ta përkthej një mesazh zanor turqisht?

Po. Ngarko skedarin e zërit dhe merr tekstin dhe skedarin .srt në shqip.

A mund t’i titroj serialet turke?

Titro është për videot e tua ose për ato që ke të drejtë t’i përdorësh. Nuk është për filma dhe seriale të të tjerëve.

A ka zë AI në turqisht?

Jo. Për turqishten Titro bën titra dhe përkthim titrash. Zëri AI punon në shqip, anglisht, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht.

A është falas?

Videoja e parë është falas deri në tri minuta, pa kartë, me një shenjë të vogël Titro. Planet fillojnë nga €4.99 në muaj.

edhe këto

Titra për çdo vend ku poston.

Provoje me videon tënde të radhës.

Ngarkoje tani dhe shihe të gatshme para se të mbarosh kafen.

Titro në telefon, me ekranin e parë dhe veglat për titra