20 sekonda nga ngarkimi te video e gatshme
Ngarko videon. Titro e dëgjon, shkruan titrat shqip me kohë të saktë për çdo fjalë, dhe i vendos si mbishkrim në video. Gegërisht dhe toskërisht, edhe kur fjalia kalon në anglisht.
Nga €4.99/muaj
Ose puno në web →
Titrimi manual të merr më shumë kohë se vetë krijimi i videos. Kjo është e njëjta punë, e bërë ndryshe.
Paguan për minuta, jo për numër videosh. Nëse video zgjat një minutë, harxhon një minutë — pa kredite, pa tabela, pa llogaritje.
Me pagesë vjetore fiton dy muaj falas. Minutat e planit rifillojnë në fillim të çdo muaji — ato që nuk i përdor nuk kalojnë në muajin tjetër.
Tre hapa, dhe asnjë prej tyre nuk kërkon që ti të shkruash një fjalë.
Zgjidh një video nga galeria ose nga kompjuteri. Vendos sa fjalë duken njëherësh, nëse do përkthim, nëse zëri ka nevojë për pastrim dhe nëse flasin më shumë se një.
Titro e dëgjon videon dhe shkruan titrat me kohë të saktë të çdo fjale. Puna bëhet në server, jo në telefonin tënd.
Zgjidh stilin, rregullo çfarë të duash dhe eksporto videon gati për postim.
Një llogari e vetme. Fillon në telefon dhe vazhdon në kompjuter, ose anasjelltas.

Ngarko nga galeria, redakto me prekje dhe ruaj videon direkt në telefon. Gati për TikTok, Reels dhe Shorts.

I njëjti aplikacion, e njëjta llogari, të njëjtat projekte. Punon në çdo telefon modern.

Editori i plotë në web te app.titro.live. Timeline me shtresa, ekran i madh dhe ngarkim më i shpejtë — vendi i duhur për podcaste, intervista dhe video të gjata.
Shumica e veglave e trajtojnë shqipen si një gjuhë të vetme dhe e mësojnë kryesisht mbi toskërishten. Titro njeh gegërishten dhe toskërishten, edhe kur fjalia kalon në anglisht në mes.
Kliko, lëviz, ndaj dhe rregullo çdo tekst. Ajo që sheh në editor është saktësisht ajo që del në video, sepse eksporti lexon të njëjtat shtresa që ti prek.
TikTok, Kuti, Karaoke, Podcast, Neon, Lart, Pop dhe Minimal. Çdo stil ndryshon ngjyrën, madhësinë, pozicionin dhe mënyrën si theksohet fjala që po flitet.
Titrat shqip kthehen në anglisht me një klikim, kur do të arrish edhe publikun që nuk flet shqip. Minutat e përkthyera numërohen dyfish.
4K mbetet 4K. Rezolucioni origjinal ruhet dhe audioja nuk preket fare, vetëm titrat shtohen.
Modeli shënon kohën e saktë të çdo fjale, jo vetëm të fjalisë. Prandaj titrat bien mbi fjalën që po thuhet, e jo me vonesë.
Çdo fjalë që rregullon në editor e bën modelin tonë të shqipes më të mirë. Dhe me fjalorin personal, emrat dhe fjalët që ti i rregullon vazhdimisht mbahen mend për videon tënde të radhës — vetëm për llogarinë tënde, nëse e ndez.
Tetë efekte për mënyrën si hyn çdo titull në kuadër: Typewriter, Pop, Bounce, Zoom, Fade, Slide, Shake dhe Pulse. Për një titull të vetëm ose për të gjithë njëherësh, edhe në web.
Shkruaj tekstin, telefoni ta rrëshqet para syve ndërsa regjistron, dhe titrat dalin fjalë për fjalë nga skripti yt — me kohën e saktë të zërit, pa asnjë gabim transkriptimi te emrat dhe termat.
Zhurmë sfondi, erë, dhomë e zhurmshme: Titro e pastron zërin para se ta dëgjojë, dhe e nivelon për rrjete sociale, podcast ose transmetim. Titrat dalin më të sakta dhe video tingëllon më mirë.
Me një prekje Titro gjen pauzat e gjata dhe hezitimet, të thotë sa sekonda kursen, dhe i pret. Titrat rikohëzohen vetë. Nëse ndërron mendje, e kthen videon si ishte.
Në intervista dhe podcaste çdo zë merr emrin dhe ngjyrën e vet, dhe asnjë titull nuk i përzien. Pamjen që ndërton — shkronja, ngjyra, pozicion, efekt — e ruan me emër dhe e zgjedh që në ngarkim, për çdo klient apo kanal.
Këto nuk janë ilustrime — janë render të vërtetë nga motori që i vendos titrat në video. Kliko një emër për ta parë.








Pesë shkronja — Montserrat, Anton, Bebas, Inter dhe Klasik — shtatë ngjyra theksimi, tetë efekte hyrjeje, dhe çdo titull mund ta tërheqësh kudo në kuadër. Pamjen që të pëlqen e ruan me emër te „Stilet e mia“ dhe e zgjedh që në ngarkim. Ajo që sheh në editor është ajo që del në video.
Varet nga sa qartë dëgjohet zëri. Në një video me zë të pastër, pjesa më e madhe e tekstit del e gatshme; fjalët e veçanta i rregullon vetë në editor për disa sekonda. Çdo korrigjim që bën e bën modelin tonë të shqipes më të mirë.
Po. Mënyra si flitet vërtet shqip, me ndonjë fjalë angleze në mes, është pikërisht ajo për të cilën është ndërtuar Titro.
Për një video të shkurtër, rreth njëzet sekonda. Video të gjata, si podcaste dhe intervista, marrin më shumë sepse ka më shumë zë për të dëgjuar — por puna bëhet në server, kështu që telefoni yt mbetet i lirë.
Minutat rifillojnë në fillim të muajit tjetër. Nëse të duhen më shumë para kësaj, kalo te një plan më i madh. Projektet që ke bërë mbeten aty.
Në serverët tanë, vetëm sa nevojitet për të bërë punën. Video duhet të qëndrojë aty derisa titrat të bëhen pjesë e videos, pastaj fshihet automatikisht pas 14 ditësh. Mund ta fshish vetë më herët në çdo moment, dhe fshirja e llogarisë i heq të gjitha. Detajet janë te politika e privatësisë.
Po. Kur ngarkon një intervistë ose podcast, zgjedh „më shumë se një zë“ dhe çdo folës merr emrin dhe ngjyrën e vet. Asnjë titull nuk përzien dy zëra, dhe emrat dalin edhe në skedarin .srt.
Po, me një prekje në editor. Titro të tregon sa sekonda kursen para se të presë asgjë, i pret pauzat dhe hezitimet, dhe i rikohëzon titrat. E kthen videon si ishte kur të duash.
Shkruan tekstin në aplikacion, telefoni ta rrëshqet para kamerës ndërsa regjistron, dhe titrat dalin fjalë për fjalë nga teksti yt, me kohën e saktë të zërit. Nuk ka transkriptim, prandaj emrat dhe termat dalin gjithmonë saktë. Në iPhone dhe Android.
Në iPhone, Android dhe në web nga kompjuteri. Llogaria është e njëjta. Për video të gjata, si podcaste dhe intervista, përdor Titro Studio te app.titro.live.
Po, kur të duash, vetë nga llogaria jote në web. Vazhdon ta përdorësh deri në fund të periudhës që ke paguar. Nëse fshin një video para se të përfundojë përpunimi, minutat të kthehen.
Secila faqe shpjegon si funksionon Titro për atë format, me hapat dhe pyetjet përkatëse.
Vertikal 9:16, stili që rri larg butonave të TikTok-ut.
Titrat mbeten brenda videos edhe kur klipi ripostohet.
Me skedar .srt për kanalin, përveç titrave në video.
Episode deri në 180 minuta, dhe klipe nga i njëjti projekt.
Për agjenci dhe ekipe marketingu që dorëzojnë çdo javë.
Si punon modeli, dhe pse veglat e huaja e ngatërrojnë shqipen.
Dialekti që shumica e veglave e trajton keq.
Tri mënyrat, dhe kur ia vlen secila.
Lexo tekstin nga telefoni, merr titrat fjalë për fjalë.
Gjithçka që shtuam këtë muaj, me radhë.
Ngarkoje tani dhe shihe të gatshme para se të mbarosh kafen.