Ballina Titra për podcast
deri 180 min për episode të plota, jo vetëm klipe
Titra për podcast me dorë duan një ditë pune për një orë bisedë. Titro e dëgjon të gjithën dhe i kthen me kohën e saktë të secilës fjalë, gati për t’u prerë në klipe.
Nga €4.99/muaj · 300 minuta video · anulo kur të duash
Ose puno direkt në web →
Plani Creator pranon video deri në 60 minuta dhe Studio deri në 180. Do të thotë që episodin e ngarkon të plotë njëherë, e titron njëherë, dhe pastaj presin klipe nga i njëjti projekt sa herë të duash.
Për video të gjata puno në web te app.titro.live: timeline me shtresa, ngarkim më i shpejtë dhe hapësirë për të parë tërë episodin njëherësh. Llogaria është e njëjta me atë të telefonit.
Titrat janë edhe transkript. E eksporton si .srt për YouTube, ose e përdor si bazë për përshkrimin e episodit, për postimet në rrjete dhe për kërkimin brenda arkivit tënd.
Kur ngarkon, zgjedh „më shumë se një zë“ dhe Titro i dallon folësit vetë: secili merr emrin dhe ngjyrën e vet, asnjë titull nuk përzien dy zëra, dhe emrat dalin edhe në skedarin .srt. Emrat i ndryshon me një prekje në editor, dhe ngjyrën gjithashtu.
Deri në 60 minuta me Creator, deri në 180 me Studio. Zgjedh pastrimin e zërit dhe nëse flasin më shumë se një. Puna bëhet në server.
Çdo fjalë me kohën e vet, çdo folës me emrin e vet, e gatshme për prerje.
Me një prekje Titro gjen pauzat e gjata dhe „ëëë“-të, të thotë sa sekonda kursen, dhe i pret. Pastaj nga i njëjti projekt nxjerr sa klipe të duash për TikTok, Reels dhe Shorts.
Video me titrat brenda, ose skedar .srt për ngarkim veçmas.
Një bisedë njëorëshe nuk shihet në një ulje. Shumica e shikuesve e hapin në transport, në punë ose në shtrat me zërin fikur, dhe pa titra mbyllen brenda pak sekondash. Titrat nuk e bëjnë episodin më të gjatë të shikueshëm; e bëjnë të mundur ta nisësh fare.
Pjesa më e madhe e rritjes së një podcast-i vjen nga klipet e shkurtra, jo nga episodi. Kur episodi është titruar një herë, çdo klip del me tekstin e vet pa punë shtesë — dhe kjo është dallimi mes një kanali që nxjerr një klip në javë dhe një që nxjerr pesë.
Një episod njëorësh harxhon 60 minuta nga plani. Me Creator-in, që ka 300 minuta në muaj, kjo do të thotë rreth pesë episode të plota në muaj plus klipet — dhe nëse ngarkon episode më të gjata se një orë, ose i përkthen (minutat e përkthimit numërohen dyfish), të pret Studio.
Po. Zgjedh „më shumë se një zë“ kur ngarkon, dhe çdo folës merr emrin dhe ngjyrën e vet. Asnjë titull nuk përzien dy zëra, dhe emrat dalin edhe në skedarin .srt.
Po. Në editor, me një prekje, Titro gjen pauzat e gjata dhe hezitimet, të tregon sa sekonda kursen, dhe i pret. Titrat rikohëzohen vetë, dhe videon e kthen si ishte kur të duash.
Po. Kur ngarkon, zgjedh pastrimin e zërit (të lehtë ose të fortë) dhe nivelin për podcast. Zëri pastrohet para se Titro ta dëgjojë, kështu që titrat dalin më të sakta dhe episodi tingëllon më mirë.
Më gjatë se për një klip, sepse ka më shumë zë për të dëgjuar — por puna bëhet në server, kështu që ti nuk pret para ekranit.
Po. Një video njëorëshe e përkthyer në anglisht harxhon dy orë minuta.
Po — plani Studio, €29 në muaj, pa limit praktik minutash, faturë dhe kushte sipas marrëveshjes.
Llogaria është e njëjta në telefon dhe në web, kështu që projekti hapet kudo. Për ekipe me disa përdorues, plani Studio rregullohet sipas marrëveshjes.
Ngarkoje dhe merr titrat e gjithë episodit, fjalë për fjalë.