Ballina Titra për rrjete sociale
Studio €29 në muaj, pa limit praktik, faturë sipas marrëveshjes
Titra për rrjete sociale janë puna që përsëritet çdo javë, për çdo klient. Titro e heq atë nga tavolina dhe e kthen në një hap të vetëm para dorëzimit.
Nga €4.99/muaj · 300 minuta video · anulo kur të duash
Ose puno direkt në web →
Në feed, video niset vetë dhe pa zë. Shikuesi vendos brenda tre sekondave nëse e ndez zërin apo shkon më tej, dhe në ato tre sekonda teksti është e vetmja gjë që flet. Një reklamë e klientit pa titra e humb pjesën më të madhe të publikut para se mesazhi të nisë fare — dhe ajo humbje matet në buxhetin e klientit, jo në tëndin.
Nga i njëjti projekt del video me titrat brenda për TikTok, Reels dhe Shorts, dhe skedari .srt për YouTube, LinkedIn ose për arkivin e klientit. Nëse duhet edhe anglisht, titrat përkthehen me një klikim. Nuk e bën punën tri herë sepse formati i dorëzimit ndryshon.
Plani Studio jep minuta pa limit praktik për tërë ekipin, me faturë biznesi dhe kushte sipas marrëveshjes. Do të thotë një zë në kontabilitet në vend të pesë abonimeve personale, dhe minuta që rrjedhin aty ku ka nevojë atë javë.
Tetë stile, pesë shkronja, shtatë ngjyra theksimi, tetë efekte hyrjeje dhe pozicion i lirë në kuadër. Pamjen e secilit klient e ruan me emër te „Stilet e mia“ dhe e zgjedh që në ngarkim — video del me stilin e klientit që në renderin e parë, pa e ndërtuar çdo herë nga e para. Ajo që sheh në editor është saktësisht ajo që del në dorëzim.
MP4 ose MOV, vertikal apo horizontal, deri në 180 minuta me planin Studio. Zgjedh stilin e klientit dhe pastrimin e zërit që në ngarkim.
Çdo fjalë me kohën e vet, gati për t’u lexuar, prerë dhe rregulluar. Në intervista, çdo folës me emrin e vet.
Emrat dhe termat e klientit i mban mend fjalori personal. Pauzat e gjata i pret me një prekje.
Video me titrat brenda, skedar .srt, ose të dyja bashkë.
Titrat nuk shtohen vetëm për ata që nuk dëgjojnë mirë — edhe pse ndihmojnë atje. Shtohen sepse shumica e njerëzve e shohin videon në transport, në zyrë ose në shtrat me zërin fikur, dhe pa tekst mbyllen brenda pak sekondash. Ato e mbajnë shikuesin më gjatë, dhe koha e shikimit është pikërisht sinjali që vendos sa larg shkon videoja. Për një agjenci kjo do të thotë se titrat nuk janë shtresë estetike në fund të procesit; janë pjesë e arsyes pse reklama funksionon.
Për TikTok, Reels dhe Shorts titrat duhet të jenë brenda kuadrit: shihen gjithmonë, mbeten kur video ripostohet, dhe nuk varen nga cilësimet e shikuesit. Për YouTube dhe LinkedIn skedari .srt bën diçka tjetër — e bën videon të kërkueshme dhe i lejon shikuesit ta ndezë e ta fikë tekstin. Rregulli i thjeshtë: brenda videos për formatet vertikale, .srt për platformat ku videoja indeksohet, dhe të dyja kur klienti poston në të dyja anët.
Stilet e ruajtura për secilin klient ishin kërkesa që dëgjonim më shpesh nga agjencitë — tani janë aty, bashkë me fjalorin personal për emrat e klientëve dhe dallimin e folësve në intervista. Ajo që ende dëgjojmë: ngarkim me shumicë, disa përdorues nën një llogari, gjuhë të tjera përveç shqipes dhe anglishtes, dhe akses përmes API-t. Disa janë në plan, disa jo. Na shkruaj çfarë të duhet dhe si punon ekipi yt sot — përgjigjemi hapur nëse ekziston, nëse po e ndërtojmë, ose nëse nuk do ta bëjmë, në vend që të të lëmë duke pritur.
Po. Faturë nga Habitat L.L.C. me NUI, dhe kushte pagese sipas marrëveshjes për planin Studio.
Për ekipe kjo rregullohet me planin Studio. Na shkruaj sa persona jeni dhe si e ndani punën, dhe e rregullojmë sipas nevojës.
Po. Ndërto pamjen njëherë — shkronja, ngjyra, pozicion, efekt — dhe ruaje me emrin e klientit te „Stilet e mia“. Herën tjetër e zgjedh që në ngarkim, në telefon ose në web, dhe video del me atë stil që në renderin e parë.
Në shqip, gegërisht dhe toskërisht, përfshirë fjalitë me anglisht në mes. Titrat përkthehen në anglisht me një klikim; minutat e përkthyera numërohen dyfish.
Po. Nis me planin Creator për disa video reale të klientëve, dhe kalo në Studio kur numrat të kenë kuptim. Projektet nuk humbin kur ndërron plan.
Sa video në muaj, sa klientë, në cilat formate dorëzoni — dhe çfarë ju mungon te veglat që përdorni sot.