Ballina Titra për YouTube
.srt + video nga një ngarkim
Titra për YouTube bëhen në dy mënyra, dhe ia vlen t’i kesh të dyja: një skedar .srt që YouTube e tregon dhe e indekson, dhe titra brenda videos për Shorts, ku ndërfaqja i mbulon titrat e platformës. Titro i jep të dyja nga i njëjti projekt.
Nga €4.99/muaj · 300 minuta video · anulo kur të duash
Ose puno direkt në web →
YouTube-i i bën titrat vetë, por shqipja i del keq dhe emrat gabim. Një .srt nga Titro, i kontrolluar në editor, e zëvendëson atë version dhe shfaqet si titra „të krijuara nga kanali“.
Titro e ndërton .srt-në nga një transkript i kohëzuar fjalë për fjalë, kështu që rreshtat bien aty ku bie e folura. Emrat e folësve janë brenda skedarit.
Ngarko videon e plotë, shkarko .srt-në për ngarkimin e gjatë, pre klipet për Shorts nga i njëjti transkript dhe eksportoji me titrat brenda. Asgjë nuk transkriptohet dy herë.
Përkthe titrat në anglisht ose gjermanisht me një klikim dhe ngarko një .srt të dytë. YouTube-i ia tregon secilit shikuesi gjuhën e vet.
Në Titro Studio në web për video të gjata: deri në 60 minuta me Creator, 180 me Studio.
Titrat kthehen me kohën e çdo fjale. Rregullo emrat dhe termat, ndaj rreshtat që dalin të gjatë.
Nga ekrani i eksportit. Në YouTube Studio: Titra → Shto gjuhë → Ngarko skedar.
Nga i njëjti projekt, me titrat brenda videos dhe stilin që zgjedh.
Për videon e gjatë, skedari: shikuesi mund ta fikë, YouTube-i e indekson tekstin dhe mund të shtosh gjuhë më vonë. Për Shorts, brenda videos: feed-i është pa zë, ndërfaqja e mbushur, dhe teksti duhet të jetë aty me madhësi të plotë.
Në ekran të madh një fjali për rresht lexohet mirë; në telefon dy ose tri fjalë. Zgjedh gjatësinë te ngarkimi dhe e ndryshon në editor; koha ruhet kur ndan ose bashkon rreshta.
Për podcast dhe intervista, thuaj te ngarkimi se flasin disa veta. Çdo folës merr emrin e vet, që shkruhet edhe në .srt, kështu që YouTube-i tregon kush po flet.
Po. Ngarkohet te Titra në YouTube Studio si çdo skedar tjetër titrash.
Ngarko skedarin origjinal të videos në Titro; nga linku i YouTube-it ende jo.
Po, dhe emrat shkruhen në .srt.
Po, çdo format, deri në 60 minuta me Creator dhe 180 me Studio.
Nga €4.99 në muaj për 300 minuta video. Video e parë falas deri në tri minuta.
Ngarkoje tani dhe shihe të gatshme para se të mbarosh kafen.