Ballina Përkthim video anglisht shqip

anglisht ⇄ shqip në të dy drejtimet, me kohën e çdo fjale

Përkthim video anglisht shqip: titrat dalin vetë.

Përkthim video anglisht shqip do të thotë që një video e folur anglisht të lexohet shqip, pa e shkruar askush fjalë për fjalë. Titro e dëgjon videon, i shkruan titrat dhe i kthen në gjuhën tjetër me një klikim. Nuk është përkthyes teksti si Google Translate: përkthen atë që thuhet në video ose në një regjistrim zëri.

Përkthim video anglisht shqip në Titro: zgjedhja e gjuhës së titrave kur ngarkon videon
pse

Kur të duhet përkthim video anglisht shqip.

01 Për familjen që është rritur në dy gjuhë

Në Londër, në Nju Jork ose në Toronto fëmijët flasin anglisht, kurse gjyshja në Prishtinë ose në Tiranë e ndjek më lehtë shqip. Videoja e ditëlindjes ose mesazhi i festave del me titra shqip dhe e kuptojnë të gjithë, edhe pa zë.

02 Për videot shqip që duhet t’i kuptojë bota

Një biznes, një këngëtar ose një kanal që flet shqip arrin edhe ndjekësit që nuk e dinë gjuhën. Fol shqip si gjithmonë dhe nxirr një version me titra anglisht nga i njëjti projekt.

03 Për mësime dhe udhëzime që i gjen vetëm anglisht

Një kurs, një prezantim pune ose një udhëzim që e ke regjistruar vetë në anglisht bëhet i ndjekshëm për kolegët dhe nxënësit këtu. Titrat shqip mbajnë kohën e fjalëve, kështu që teksti del pikërisht kur flitet.

hapat

Si ta përkthesh një video nga anglishtja në shqip.

01

Ngarko videon ose zërin

Nga aplikacioni në telefon ose nga Titro Studio në web. Punon edhe me skedar zëri, për shembull një mesazh zanor ose një intervistë e regjistruar.

02

Zgjidh gjuhën e titrave

Te ngarkimi, lëre gjuhën e folur në anglisht dhe zgjidh shqip si gjuhë të titrave. Për drejtimin tjetër bëj të kundërtën.

03

Lexo përkthimin

Për një video të shkurtër titrat vijnë pas rreth njëzet sekondash. Prek çdo fjalë që do ta thoshe ndryshe dhe rregullo emrat.

04

Eksporto

Shkarko videon me titrat e përkthyera brenda, ose skedarin .srt nga Titro Studio në web për ta ngarkuar veçmas, për shembull në YouTube.

më gjatë

Anglisht dhe shqip, në praktikë.

Çfarë përkthen Titro dhe çfarë jo

Titro përkthen fjalët që thuhen në një video ose në një regjistrim zëri dhe i kthen në titra dhe në tekst. Nuk përkthen një dokument që e ngjit ti, dhe nuk e ndërron zërin: zëri mbetet ai i regjistrimit, përkthimin e mban teksti në ekran.

Shqip, edhe kur flitet gegërisht

Për drejtimin shqip anglisht, Titro e kupton si gegërishten ashtu edhe toskërishten, edhe fjalinë që fillon shqip dhe mbaron anglisht. Më shumë për këtë gjen te titra automatike shqip.

Sa minuta harxhon

Minutat e përkthyera numërohen dyfish: një video pesëminutëshe me përkthim harxhon dhjetë minuta nga plani. Plani Creator ka 300 minuta në muaj për €4.99. Videoja e parë është falas deri në tri minuta, pa kartë, me një shenjë të vogël Titro.

Kur të duhet vetëm teksti

Nëse nuk të duhet videoja por vetëm çfarë u tha, merre tekstin ose skedarin .srt. Si bëhet e gjen te transkriptim video në tekst. Për mënyrën si punon përkthimi në përgjithësi shiko përkthim titrash.

Gjuhë të tjera me shqipen

I njëjti mjet punon edhe për gjermanisht dhe shqip, italisht dhe shqip dhe turqisht dhe shqip. Nëse të duhet një zë që e lexon tekstin shqip ose anglisht, shiko zë AI shqip.

pyetje

Çfarë duhet të dish.

A e përkthen Titro një tekst anglisht në shqip?

Jo. Titro përkthen atë që flitet në një video ose në një regjistrim zëri. Për një tekst të shkruar përdor një përkthyes teksti.

A punon edhe nga shqipja në anglisht?

Po, në të dy drejtimet. Zgjedh gjuhën e folur dhe gjuhën e titrave kur ngarkon videon.

A e ndërron zërin e videos?

Jo. Zëri mbetet ashtu siç është regjistruar. Përkthimi del si titra mbi video dhe si tekst.

A mund ta përkthej një mesazh zanor?

Po. Ngarko skedarin e zërit dhe merr tekstin dhe skedarin .srt në gjuhën tjetër.

Sa e gjatë mund të jetë videoja?

Deri në 60 minuta në planin Creator dhe deri në 180 minuta në planin Studio.

A është falas?

Videoja e parë është falas deri në tri minuta, pa kartë, me një shenjë të vogël Titro. Planet fillojnë nga €4.99 në muaj.

edhe këto

Titra për çdo vend ku poston.

Provoje me videon tënde të radhës.

Ngarkoje tani dhe shihe të gatshme para se të mbarosh kafen.

Titro në telefon, me ekranin e parë dhe veglat për titra