TitroBlogTranskriptim

Si ta marrësh tekstin e një videoje në YouTube

Ke parë një debat televiziv, një ligjëratë ose një intervistë në YouTube dhe të duhet ajo që u tha, fjalë për fjalë. Shumë video e kanë tekstin e plotë dy klikime larg. Ja ku e gjen, si e kopjon, dhe çfarë bën kur nuk e kanë.

3 min lexim

Ekrani kryesor i Titros
Pllaka e teleprompterit në ekranin kryesor të Titros. Transkripti i një videoje tënde të gjatë është nisja më e shpejtë për një të shkurtër.

Gazetari që kërkon një citat nga emisioni i mbrëmshëm, studentja që shkruan për një ligjëratë, kushdo që do të dijë saktë çfarë tha dikush: të gjithë kalojnë nga e njëjta pyetje. Përgjigjja e shkurtër: në kompjuter, hap videon, hap përshkrimin dhe kliko butonin e transkriptit (në anglisht Show transcript). Teksti i plotë hapet anash videos, me kohën te çdo rresht.

Ku jeÇfarë bën
Video e dikujt tjetër, në kompjuterHap transkriptin, fshih kohët, kopjo
Video e dikujt tjetër, në telefonHap transkriptin për ta lexuar; kopjoje në kompjuter
Videoja joteShkarko titrat nga YouTube Studio
Videoja jote, pa transkript ose me transkript të dobëtTranskripto skedarin origjinal dhe ngarko .srt-në

Në kompjuter, hap pas hapi

  1. 1

    Hape videon në youtube.com

    Në shfletues, në kompjuter. Transkripti del edhe në telefon, por kopjimi me maus është shumë më i lehtë.

  2. 2

    Hape përshkrimin

    Kliko te përshkrimi poshtë videos, që të hapet i tëri.

  3. 3

    Kliko butonin e transkriptit

    Është afër fundit të përshkrimit. Transkripti hapet në një dritare anash videos. Kliko një rresht dhe videoja kalon te ai moment.

  4. 4

    Fshih kohët

    Hap menynë me tri pika në krye të dritares së transkriptit dhe fiki kohët. Mbeten vetëm fjalët.

  5. 5

    Zgjidh dhe kopjo

    Tërhiq nga rreshti i parë deri te i fundit, kopjo dhe ngjite në një dokument.

Kur videoja ka titra në disa gjuhë, menyja në fund të dritares së transkriptit të lejon të kalosh nga njëra te tjetra.

Në telefon

Në aplikacionin e YouTube, prek titullin e videos që të hapet përshkrimi, zbrit poshtë dhe prek butonin e transkriptit. Mund ta lexosh dhe me një prekje të kalosh te një rresht. Për ta nxjerrë gjithë tekstin, telefoni është i mundimshëm. Për kopje, hape të njëjtën video në kompjuter.

Pse butoni ndonjëherë nuk del

Transkripti janë titrat e videos të shtruara si tekst. Nëse videoja s’ka titra, s’ka as transkript, dhe butoni thjesht mungon. Kjo ndodh kur:

  • kanali nuk ka ngarkuar titra dhe YouTube nuk ka bërë titra automatike, për shembull sepse gjuha nuk mbështetet për titrat automatike ose zëri është i dobët.
  • videoja është e re dhe titrat automatike s’janë gati ende. Kjo zgjat nga disa minuta deri në disa orë, siç e shpjegojmë te sa kohë duhet për të titruar një video.
  • kanali i ka hequr titrat.

Për emisionet dhe videot shqip ia vlen ta dish: nëse butoni s’del, videoja s’ka titra, dhe faqet që e quajnë veten „gjenerator transkripti për YouTube“ zakonisht lexojnë po këto titra. Kur YouTube s’ka asgjë, shumica e tyre s’kanë as ato.

Sa i saktë është teksti

Nëse titrat i ka ngarkuar vetë kanali, transkripti zakonisht është i pastër. Nëse te menyja e gjuhës shkruan që janë krijuar automatikisht, kjo është njohje automatike e të folurit: fjali që përzihen, pikësim që mungon, emra të shkruar si u dëgjuan. Mjafton për të gjetur një citat. Çdo emër kontrolloje para se ta botosh.

Transkripti i videove të tua

Për një video në kanalin tënd, titrat mund t’i shkarkosh si skedar. Te YouTube Studio hap Titrat (Subtitles), zgjidh videon dhe shkarkoje gjurmën e titrave nga opsionet anash saj.

Nëse titrat automatike janë të dobëta ose s’ka fare, nis nga skedari i videos. Ngarkoje në Titro dhe çdo fjalë kthehet me kohën e vet, në gegërisht ose në toskërisht ashtu siç u tha, edhe kur në fjali hyn ndonjë fjalë gjermane apo angleze. Rregulloji fjalët në editor, shkarko .srt-në nga Titro Studio dhe ngarkoje në YouTube, dhe edhe transkripti që shohin shikuesit atje del i saktë. Më shumë te faqja transkriptim video.

Nga transkripti te videoja tjetër

Transkripti i një videoje të gjatë është lëndë e parë për video të shkurtra. Gjej pjesën ku e shpjegove mirë një gjë, shkurtoje në 140 deri 160 fjalë, dhe ke skriptin për një minutë. Strukturën e gjen te si të shkruash skript për video.

Pastaj lexoje nga teleprompteri. Skripti rrëshqet pranë kamerës ndërsa regjistron, titrat ndjekin atë që the në të vërtetë, dhe skripti rregullon vetëm drejtshkrimin. Nëse s’do të dalësh para kamerës, ngjite të njëjtin tekst te Zë AI dhe shkarko zërin bashkë me titrat .srt.

Transkripti i dikujt tjetër

Transkripti i përket atij që e bëri videon. Të citosh një fjali me burimin është normale. Ta botosh gjithë tekstin si shkrimin tënd do të thotë t’ia kopjosh punën.

Dy klikime për videon e dikujt tjetër, një ngarkim për tënden. Videoja e parë në Titro është falas.

Provoje te videoja jote e radhës.

Videoja e parë është falas. Titra në gjashtë gjuhë, të ngulitura në video deri në 1080p.

Vazhdo leximin

Faqe të ngjashme