Titro28 Nëntor · 114 vjet Pavarësi
114 vjet Pavarësi. 114 minuta falas.
Krijo një video me titra nga Titro dhe postoje: në Instagram me tag @titro.live, ose në TikTok me titroshqip.com në përshkrim. Të shtojmë 114 minuta falas në llogarinë tënde.
Nuk duhet të paguash për të marrë pjesë. Video e parë në Titro është falas, deri në tri minuta, pa kartë.
Hape Titron @titro.live në InstagramSi t'i marrësh
- Krijo videonNjë video me titra të bëra me Titro, në telefon ose në Titro Studio.
- PostojeNë Instagram, si postim ose Reel, me tag @titro.live. Ose në TikTok, me titroshqip.com të shkruar në përshkrim.
- Na dërgo linkunLinkun e postimit dhe emailin e llogarisë tënde në Titro: në DM te @titro.live në Instagram, ose me email te support@titroshqip.com.
Rregullat
- Videoja ka titra të bëra me Titro dhe postohet në një llogari publike: në Instagram si postim ose Reel, ose në TikTok. Story nuk numërohet.
- Në Instagram postimi na bën tag @titro.live. Në TikTok përshkrimi përmban titroshqip.com.
- Postimi duhet të jetë i ri: i publikuar nga 25 deri më 30 nëntor 2026, ora 23:59 (CET). Postimet më të vjetra nuk numërohen.
- Postimi mbetet publik të paktën 7 ditë.
- 114 minutat jepen një herë për person dhe shtohen brenda 24 orëve pasi na dërgon linkun e postimit dhe emailin e llogarisë.
- Minutat nuk skadojnë. Nëse ke plan, së pari shpenzohen minutat e muajit, pastaj këto.
- Nuk pranojmë video që fyejnë dikë ose që shkelin rregullat e Instagramit a të TikTok-ut.
Duhet të paguaj për të marrë pjesë?
Jo. Video e parë në Titro është falas, deri në tri minuta, pa kartë. Mjafton për të marrë 114 minutat.
Kur i marr 114 minutat?
Brenda 24 orëve pasi na dërgon linkun e postimit dhe emailin e llogarisë tënde në Titro. Të kthejmë përgjigje sapo t'i shtojmë.
A skadojnë minutat?
Jo. Rrinë në llogarinë tënde derisa t'i përdorësh.
A vlen një video që e kam postuar më herët?
Jo. Vlen vetëm një postim i ri, i publikuar nga 25 deri më 30 nëntor 2026.
Nuk kam llogari në Titro. Çka të bëj?
Hape një falas te app.titro.live, ngarko videon dhe titrat dalin vetë. Pastaj postoje dhe na shkruaj.
Kjo ofertë nuk sponsorizohet, nuk mbështetet dhe nuk administrohet nga Instagram ose TikTok. Organizohet nga Titro (Habitat L.L.C.). Pyetje: support@titroshqip.com.